Motra e ‘përparuar’

Shpesh dëgjoj nga motra ime për çudi,
aq naive ajo kur thotë një fjali,
thotë s’është koha more vëlla më për shami.

 

Jo më nuk është koha për Islam,
nuk ka mbetë në ditë të sodit hallall haram,
jam e lirë dhe jetën time në dorë e kam.

 

Mjaft më me këtë prapambeturi,
a nuk sheh ti sot Evropa ku ka mbërri?!
A s’jetojmë dhe ne në shekullin njëzet e nji?!

 

Motra ime shumë shpejt ti ndryshove,
të kaluarën tënde e harrove,
për çdo të mirë askënd s’falenderove.

 

Me të vërtetë nga ti shumë keq po më vjen,
por besoj se meriton me e përmend,
para ca shekujsh a t’kujtohet kush ke qenë?!

 

Në disa vende sikur kafshë sikur kafshë je konsideruar,
e gjithkush nga ti moj motër është larguar,
se a je njeri apo jo është diskutuar.

 

Disa popuj të kanë konsideruar djall,
e disa të kanë varrosur ty të gjallë,
e kush të nxori ty moj motër nga ky hall?!

 

Erdh Islami motra ime të dha liri,
të ngriti në shkallën që meriton ti si njeri,
të ofroi çdo mundësi për lumturi.

 

Por shumë shpejt çdo gjë harrove ti,
e keqpërdore e nëpërkëmbe çdo mirësi,
e teprove dhe kalove çdo kufi.

 

Kur symbullur pas Evropës ti ke mësy,
duke menduar se lumturia është aty,
humbe çdo vlerë motra ime përsëri.

 

Re në shkallën që vërtetë është mjerim,
se çka bënë të huajt e quajte modernizim,
të metat e tyre i llogarite përparim.

 

Kush të tha se përparim është të jeshë pa nderë?!
Kush të tha se civilizim është të mos keshë vlerë?!
Kush të tha se në Evropë hyhet tuj hudhë fëmijët në kontinjer?!

 

Kush të tha se aborti është përparim?
Kush të tha se SIDA është civilizim?
Kush të tha se shfrenimi është qytetërim?

 

Kush të tha se përparim është të vëndosh kryq?
Kush të tha se civilizimi është në kafiq?
Kush të tha se në Evropë hyhet lakuriq?

 

E përparuar nëse je narkomane,
e prapambetur nëse je muslimane,
ah sa e dobët moj motra ime evropiane.

 

Dëgjom motër nja dy fjalë t’i them për fund,
ke kujdes ti dhe vetëveten mos e humb,
se vallahi kështu s’arrihet askund.

 

Kthehu ti Zotit tënd që të ka krijuar,
e që program të jetës të ka ofruar,
pejgamber e libër të shenjtë të ka dërguar.

 

Islami për ty është e vetmja lumturi,
vetëm aty mund të gjeshë ti kënaqësi,
zemra yte ndryshe nuk ka rehati.

 

Kur’ani për ty është i vetmi udhëzim,
namazi për zemrën tënde është shërim,
adhurimi jetës tënde i jep kuptim.

 

Mbulesa për ty motra ime është dritë,
ajo në jetë të jep ty çdo meritë,
në nivel që meriton ajo të ngritë.

 

Kështu çdokush ty do të rrespekton,
kur ti urdhërin e Zotit në vend e çon,
Allahu në dy botërat do të mëshiron.

 

O Zot Ti motrat tona udhëzoi,
nga mashtrimet e kësaj bote Ti largoi,
në këtë jetë dhe në tjetrën mëshiroi.


Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...