A lejohet t’i falet mehri bashkëshortit?

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Kam nje pyetje lidhur me mehrin. Si jane dispozitat e mehrit, a duhet mehri te merret patjeter apo mundet edhe te falet, dmth mos ti merret asgje bashkeshortit? Esselamu alejkum

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mehri është dhuratë obligative që i takon bashkëshortes prej bashkëshortit të saj. Dhe ai (mehri) caktohet gjatë kurorës së martesës së tyre.

E nëse bashkëshortja vetë dhe me dëshirën e saj, pas caktimit të mehrit dhe përfundimit të kurorës, dëshiron që t’ia falë një pjesë të mehrit apo gjithë mehrin bashkëshortit të tij, ajo është e drejtë e saj. Thotë Allahu (azze vexhel): “Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (mehrin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë”. (En-Nisa’ 4)

Ndërsa përveç bashkëshortes nuk ka të drejtë dikush tjetër (si babai apo vëllau), që t’ia falë bashkëshortit të saj mehrin që i takon asaj.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...