Si reagoi Hoxha Omer Bajrami, kur dikush ia uroi Shën Valentinin?!
Dikush nga komentuesit në faqen e hoxhës Omer Bajrami në Facebook, duke e ditur se hoxha nuk pranon festë tjetër pos festave islame, shkroi duke thënë: Hoxhë Urime Shën Valentini!
Mirëpo hoxha duke mos rënë në provokime dhe duke përdorur sjelljen dhe edukatën fetare, iu përgjigj: Flm, mirëpo pas kësaj i thurri një strofë ku i tregoi komentuesit se në Islam nuk ka dashuri vetëm për një ditë apo për një kohë të caktuar.
Tha: Ne nuk kemi dashuri për një ditë, e as për një sezonë. Në realitet asaj dashuri nuk i thonë. Dashuria për një ditë nuk ka asnje vlerë, dashuria e vërtetë, është ajo që zgjatë përherë! /Mesazhi.org/