Rrespekt për mësuesit dhe kërkesë për “mësuesit”!
Çdokush i cili sot është në gjendje të shkruaj dy tri fjalë, patjetër ka kaluar nëpër duart e mësuesve të ndryshëm më herët, qofshin ata prind, apo mësues në shkollë. E nëpërmjet mësimeve të ndryshme dhe të dobishme, zhvillohen gjeneratat dhe ecë populli përpara.
Kështuqë, falenderim dhe rrespekt për të gjithë ata mësues të cilët ndajnë kohën dhe jetën e tyre, për fëmijët e popullit dhe për gjeneratat e reja. Rrespekt për çdo mësues i cili ndjen përgjegjësi për nxënësit e tij, sikur që ndjen për fëmijët e tij. Rrespekt për atë i cili punën e tij e bën me vullnet dhe dashuri dhe nuk e ndjen lodhjen fare. Rrespekt për atë i cili synon interesin e popullit para interesit personal.
Ndërsa kërkesë dhe lutje, për të gjithë ata mësues të cilët e dinë dhe e shohin veten e tyre që nuk janë kompetent për këtë përgjegjësi të madhe, të cilët punën e tyre e kanë hobi sa për të kaluar dhe humbur kohën, të cilët synim kryesor e kanë vetëm një rrogë mujore dhe të cilët nuk kanë mësuar vetë para se t’i mësojnë të tjerët: Lirojeni vendin e punës dhe mos i merrni në qafë gjeneratat e të ardhmes!
Mësues i vërtetë, është ai që së pari ka mësuar vetë. Ai që me kohë e ka vlerësuar diturinë dhe është në gjendje deri në fund të ruaj përgjegjësinë!
Hoxhë Omer Bajrami