Brenda një minuti


Vërtetë koha është jeta yte, në të cilën mund të shtosh shumë të mira, e të fitosh shumë shpërblime. Brenda një minuti, ti mund të përfitosh shumë të mira, mund të arrish shumë shpërblime, mund të ngritësh shkallët dhe vlerat tua, mund të pastrosh mëkatet tua. Brenda një minuti, në fletoren e veprave tua, mund të shkruhen shumë të mira, nëse din ti shfrytëzosh dhe ti ruash minutat tua!

1- Brenda një minuti, ti ke mundësi të lexosh suren Fatihah 7 herë, dhe në bazë të shpërblimit të çdo shkronje nga 10 të mira (sevape), shpërblimi i leximit të kësaj sureje arrin mbi 1400 të mira, e nëse e lexon 7 herë, atëherë shpërblimi me lejen e All-llahut do të arrijë në 9800 të mira. Dhe e gjithë kjo, brenda një minuti.

2- Brenda një minuti, ti ke mundësi të lexosh suren Ihlas (Kul huvAll-llahu ehad) 20 herë, dhe leximi i saj është sa një e treta e Kur’anit. Siç ka thënë Muhammedi (salallahualejhiveselem): “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ajo (sureja ihlas) është sa një e treta e Kur’anit” (Buhariu) sh.p.

3- Brenda një minuti, ti ke mundësi të lexosh një faqe nga Libri i All-llahut, subhanehu ve teala.

4- Brenda një minuti, ti ke mundësi të mësosh një ajet të shkurtër nga Libri i All-llahut, subhanehu ve teala.

5- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash :”La Ilahe il-la All-llah,vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadiir.” (Nuk ka të adhuruar me meritë, përveç All-llahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send) 20 herë, dhe me këtë do të arrish shpërblimin sikur të kesh liruar 8 robër nga bijtë e Ismailit. Siç ka thënë Muhammedi (salallahualejhiveselem): “Nëse e thua këtë 10 herë, e ke shpërblimin sikur t’i keshë liruar 4 persona, nga bijtë e Ismailit.” (Buhariu dhe Muslimi) sh.p.

6- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash: “Subhanall-llahi ve bihamdihi” (I Lartësuar qoftë All-llahu dhe Atij i takon falenderimi) 100 herë, e kush e thotë këtë 100 herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit. (Buhariu dhe Muslimi).

7- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash: “Subanall-llahi ve bihamdihi ,subhanall-llahil-Adhim.” (I Lartësuar qoftë All-llahu dhe Atij i takon falenderimi, i lartësuar qoftë All-llahu i Madheruar) 50 herë, dhe këto dy fjalë janë: “Dy fjalë të lehta në gjuhë, të rënda në peshojë (në Ditën e Gjykimit), të dashura të i Gjithmëshirëshmi, subhanehu ve teala.” (Buhariu dhe Muslimi).

8- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash: “La haule ve la kuvete il-la bil-lah.” (Nuk ka ndryshim e as fuqi, përveçse me All-llahun) më shumë se 40 herë, e kjo është “një arkë prej arkave të xhennetit.” (Buhariu dhe Muslimi).

9- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash:”La Ilahe il-la All-llah.” (Nuk ka kush që meriton të adhurohet pos All-llahut) më shumë se 50 herë, e kjo është fjala më e madhe, fjala e teuhidit me të cilën kush e përfundon këtë jetë, hyn në xhennet.

10- Brenda një minuti, ke mundësi të kërkosh falje nga All-llahu (subhanehuvete’ala) 100 herë, duke thënë: “Estagfirullah.” (Kërkoj falje nga All-llahu) dhe kjo është shkak për faljen e  All-llahut s.v.t. ndaj teje, për dhënien e të mirave në këtë jetë, për shtimin e fuqisë, për largimin e sprovave, për lëshimin e shiut, për furnizimin e njeriut me pasuri dhe fëmijë, etj.

11- Brenda një minuti, ke mundësi të dërgosh salavat mbi Muhammedin (salallahualejhiveselem) 50 herë, duke thënë:”All-llahume sal-li ala ala Muhammed.”  e do të dërgojë All-llahu mbi ty 500 herë, ngase All-llahu për një dërgon mbi ty 10. Siç ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Kush dërgon mbi mua një salavat, All-llahu i Madhëruar ka për t’i dërguar atij 10 salavate.” (Muslimi) sh.p.

12- Brenda një minuti, ke mundësi të mendosh në krijimin e qiejve dhe të tokës, e të jesh nga ata që kanë arsye dhe intelekt, të cilët i ka lavdëruar All-llahu në Kur’an. Ku thotë: “Vërtetë në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” [Ali Imran, 190] sh.p.

13- Brenda një minuti, ke mundësi të lexosh 1-2 faqe nga ndonjë libër i dobishëm.

14- Brenda një minuti, ke mundësi të kontaktosh me një të afërm tëndin, nëpërmjet telefonit për hirë të All-llahut.

15- Ke mundësi t’i ngritësh duart dhe të kërkosh çfarë të duash nga All-llahu (subhanehuvete’ala) brenda një minuti.

16- Ke mundësi t’i përshëndesësh me selam disa vëllezër, brenda një minuti.

17- Ke mundësi të urdhërosh në të mirë, brenda një minuti.

18- Ke mundësi të ndalosh nga e keqja, brenda një minuti.

19- Ke mundësi të këshillosh një vëlla tëndin, për hirë të All-llahut, brenda një minuti.

20- Ke mundësi të largosh një pengesë nga rruga, brenda një minuti.

Dhe në fund në bazë të sinqeritetit tend dhe frikës tënde ndaj All-llahut, All-llahu e rritë shpërblimin ndaj teje, dhe t’i shton të mirat. Dhe dije se të gjitha këto vepra të mëdhaja, nuk të ngarkojnë ty asgjë. Nuk ke nevojë të pastrohesh, të lodhesh, të mundohesh, por ke mundësi t’i bësh këto dhe ti je duke ecur në këmbë, ose je duke i grahur automjetit, ose je ulur, ose je duke pritur dikënd…

Muhammed Ibrahim El-Hamd
Muhamed Junus bin Abdu-Setar

Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com

You may also like...