Rëndësia e martesës
Martesa s’është vetëm adet,
ajo në Islam është dhe ibadet.
Në të nuk ka vetëm kënaqësi,
por ka edhe shumë përgjegjësi.
Të ruan në shikim edhe në nderë,
sidomos sot ajo ka shumë vlerë.
Gjysmën e imanit ta plotëson ty,
andaj martesën ti mos e shtyj.
Mos u vono e mos zgjedh shumë,
se jeta kalon shpejt sikur një lumë.
Shiko me Islam si duhet të jetë,
se tjerat pastaj bëhen shumë lehtë.
Ashtu si hapin e parë ti e fillon,
jeta në vazhdim ashtu do të shkon.
Andaj nëse don lumturi të keshë,
personin e jetës me Islam ta gjeshë.
Lus Allahun për çdo të re e të ri,
lehtësim të martesës edhe fëmijë.
Hoxhë Omer Bajrami