A lejohet masturbimi nëse ndjen dhimbje në organ?

Pyetje: A lejohet masturbimi ne raste kur ndjen mundime dhe dhimbje ne organet?   

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.  

Vëlla i dashur, masturbimi është i ndaluar në Islam. Thotë Allahu (azzevexhel): “Dhe ata që i kanë ruajtur organet e tyre. Përveç ndaj grave ose robëreshave të tyre, ata nuk qortohen për to. E kush kërkon përveç kësaj, të tillët janë të shfrenuar”. (Mearixh, 29/30/31)  

Ndërsa të shfrytëzohet masturbimi për të larguar dhimbjet, don të thotë me sëmundje të largosh sëmundjen, ngase përderisa një gjë është e ndaluar në Islam, atëherë nënkupton që në të ka dëm dhe me dëm nuk largohet dëmi. (Përveç në ndonjë rast të veçantë që mjek të besueshëm të këshillojnë në këtë, për arsye të caktuara dhe për shkaqe të patjetërsueshme).  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...