Këshillë‬ në ditë të Bajramit

Këshillë në ditë të Bajramit, kur Bajrami nuk është për të gjithë në një ditë:

-Mos e fillo ditën me xhelozi dhe inatë ndaj besimtarëve,
-Mos agjëro sot për hirë të fjalëve të njerëzve,
-E as mos bën Bajram sot për fjalët e tyre,

-Paso atë që të bind më shumë me argumente,
-Edhe nëse sot agjëron, uroja Bajramin atij që ta uron,
-Edhe nëse sot agjëron, nderoje mysafirin që të viziton,
-Edhe nëse sot ke Bajram, mos e akuzo mendimin tjetër,

-Mos e provoko askënd: Hë, ti sot Bajram ke apo nesër?!
-Rrespektoje mendimin ndryshe edhe nëse e sheh të gabuar,
-Diskutoje nëse ia vlen atë, pa hidhërim dhe pa e tepruar.

Atyre që agjërojnë, Allahu agjërimin ua pranoftë,
Atyre që kanë Bajram, të gjithëve Bajrami përhajr u qoftë!

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...