Që të më dojë burri im…
Një grua shkoi te një dijetarë duke menduar se ai është magjistar dhe kërkoi nga ai që ta bëjë një magji, me të cilën pastaj burri i saj do ta dojë atë më shumë se çdokush në botë që e don gruan e tij. Por, ai duke qenë dijetarë dhe edukatorë i tha asaj: Ti po kërkon një gjë që nuk është e lehtë, po kërkon një gjë që është shumë e madhe. A do të jeshë e gatshme të bartësh çdo gjë me të cilën do të ngarkoj?
– Ajo tha: Po.
– I tha: Dëshira yte nuk mund të plotësohet, përveç nëse më bjen një qime nga qafa e luanit.
– Tha: Luanit?!
– Tha dijetari: Po.
– Tha ajo: Si mund ta bëjë këtë pasiqë luani është egërsirë dhëmbëshkyese dhe mund të më mbytë, a nuk ka ndonjë zgjidhje më të lehtë dhe më të sigurtë?
– I tha asaj: Nuk mund të plotësohet dëshira yte, që të të dojë burri aq shumë, përveç nëse e bën këtë. Por, ti mendo mirë se mund të gjeshë zgjidhje të përshtatshme që t’ia arrijsh këtij qëllimi.
U kthy gruaja, dhe filloi të mendojë si ta arrijë këtë, por vështirë t’i gjente vetes zgjidhje. Atëherë u takua me disa gra, të cilave u besonte dhe nga të cilat dilte dituri dhe urtësi. Njëra prej tyre i tha, se luani mund të të kafshojë vetëm kur është i uritur, andaj ti ushqeje mirë dhe ngope me mish, që pastaj të jeshë e sigurtë prej dëmit të tij.
E mori gruaja këtë këshillë, mbushi qeset me mish, dhe u nis rrugës për të realizuar dëshirën. Filloi nga larg t’ia hedh mishin luanit, derisa dita ditës duke iu afruar pak nga pak, arriti që të qëndroj përballë luanit, duke mos pasur dëm nga ai, pasiqë ai nuk dyshonte në dashurinë dhe mirësinë e saj, derisa filloi t’ia përkdhelë kokën, dhe arriti që të marrë një qime prej qafës së tij.
Pasi e mori atë, filloi me të shpejtë dhe përplot gëzim, të kthehet te dijetari për të cilin mendonte që është magjistar, që t’ia jep qimen dhe ta realizon ëndërrën e saj, e ta perfitojë zemrën e burrit të saj njëherë e përgjithmonë.
Kur e pa dijetari qimen që ia kishte sjellë ajo, e pyeti:
– Çka bëre… si arrite deri te kjo qime?
– Ajo iu përgjigj: Së pari kam përdorë metodë të logjikshme dhe shumë të përshtatshme, derisa ia zbuta zemrën luanit, e pastaj gradualisht, me durim të shumtë, dhe me mund maksimal.
Kur i dëgjoi dijetari fjalët e saj, tha:
– Oj robëreshë e All-llahut, burri yt nuk është asnjëherë më i ashpër dhe më i egër se luani, andaj përdore ndaj burrit tënd metodën që ke perdorë ndaj luanit, zbutja dhe përfitoja zemrën atij ,ashtu siç ia fitove luanit, e pastaj jep mund dhe duro, do të fitosh atë që ke kërkuar.
Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com