Cilat janë kushtet e shqiptarisë?!

A është kusht që për të qenë shqiptar të keshë hero tëndin Gjergj Kastriotin?
A është shqiptar vetë ai i cili e ndërron emrin nga Gjergj në Skender dhe njihet tek të gjithë me një emër turk e jo shqiptar?

A është vetë shqiptar ai që nënën, motrën, e dhëndrrin nuk e ka shqiptarë? Bile edhe për djalin e tij zgjedh nuse joshqiptare!
A është kusht që për të qenë shqiptar të shenjtërosh Terezën Indiane?

A është vetë shqiptare ajo e cila nuk flet shqip, nuk ka prindër shqiptar dhe kur të vdes mbulohet me flamur joshqiptar?
A ka ndonjë figurë shqiptare muslimane që është kusht përkrahja e saj që njeriu të jetë shqiptar?

A është kusht sharja e turqëve apo arabëve, që njeriu të jetë shqiptar?
A është kusht largimi nga Islami, lënia e namazit, heqja e mbulesës, kundërshtimi i Islamit, që njeriu të jetë shqiptar?

Më shkurt: Cilat janë kushtet e shqiptarisë?!

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...