A lejohet prekja e fëmiut duke qenë i papastër?

Pyetje: Selam alejkum hoxh i nderuar. Kam nje pyetje: Kur je i papaster a lejohet ta prekesh femijen ne at moment qan femija dhe te dy prinderit jan te papaster?  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.  

Kur njeriu është i papastër, i ka të ndaluara disa ibadete të caktuara, për të cilat është kusht pastërtia. Ndërsa sa i përket prekjes së fëmiut, nuk ka ndonjë ndalesë për prekjen e tij (në çfarëdo gjendje që të jenë prindërit, qoftë duke qenë të papastër, apo qoftë nëna në hajd apo nifas).  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...