A lejohet pranimi i dhuratës që është blerë me para haram?

Pyetje: Selam alejkum. Kam ndegjuar nga nje hoxhe i nderuar se kur luteni Allahu se pranon ate lutje nese pasuria, shtepia dhe rrobat tuaja jane haram. Ka pase shume raste kur daja im me ka blere rroba mirepo ne shumicen e rasteve ato kane qene me para haram sepse daja nuk punon dhe luan bixhoz (neper bastore). Ju lutem nese ka mundesi te me tregoni urgjent si te veproj me ato rroba te cilat i kam nga ai. Ti dhuroj ndonje fukaraje apo ti hudh. Ju lutem nje pergjigje sa me te shpejte. Allahu ju shperblefte per kete pune te mrekullueshme qe po e beni. Selam alejkum.
 

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Është e vërtetë se Allahu nuk e pranon lutjen e njeriut i cili ushqehet dhe veshmbathet me haram. (Transmeton Muslimi 1015)  

Ndërsa sa i përket pranimit të dhuratës nga të tjerët të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar me haram, lejohet një gjë e tillë, ngase Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) e ka pranuar dhuratën edhe prej jomuslimanëve.  

Përveç nëse dhurata është haram në vetëvete, si: alkooli, instrumentet muzikore, etj. apo pasuri e vjedhur, e uzurpuar, etj. Në këto raste, nuk lejohet pranimi i dhuratës nga ai i cili të dhuron atë.   

Kështuqë rrobat të cilat i ka blerë daja i juaj me pasuri të fituar në mënyrë të ndaluar, për të është haram veshja e atyre rrobave. Ndërsa ti i ke të marrura ato në mënyrë të lejuar dhe për ty është e lejuar veshja  e tyre.   

Lexoni dhe përgjigjen e pyetjes: A lejohet ngrënia e ushqimit që është blerë me para haram?  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...