Mos i paso lëshimet e dijetarëve

Një prej dijetarëve të mëdhenj, lejoi ngrënien e mishit të qenit. Një dijetar tjetër i madh, lejoi pijen e alkoolit nëse nuk është nga rrushi. Një dijetar tjetër, lejoi martesën e vajzës pa lejen e prindit të saj. Një dijetar tjetër.. !!

E nuk ka asnjë dijetar pa lëshime dhe gabime. Pagabueshmëria ka vdekur me vdekjen e Muhamedit (salallahualejhiveselem).

Kush pason gabimet dhe lëshimet e dijetarëve, ai e ka prishur fenë dhe imanin e tij dhe të tillin dijetarët e kanë quajtur zindik.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...