Sprova më e madhe
Eh kjo jetë me sprova plot,
sa fatkeqësi në këtë botë,
por sprova më e madhe e umetit,
mbetet çdo herë vdekja e Muhamedit.
Kur i Dërguari ndërroi jetë,
ishte ajo ditë sprovë e vërtetë,
atë ditë qau plak e i ri,
atë ditë pikëllimi nuk pati kufi.
Atë ditë gjithë Medina lotoi,
atë ditë zemrën askush s’e ngushëlloi,
atë ditë lotin askush s’e ndaloi,
kur Muhamedi jetë ndërroi.
Atë ditë lotoi çdo sy,
atë ditë qau çdo njeri,
atë ditë çdo zemër rënkoi,
ndarjen me të nuk e përballoi.
O njeri kur të keshë pikëllime,
kur të keshë ti derte e halle,
tha Muhamedi kujtoi vdekjen time,
se ajo është sprova më e madhe.
Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com