Hoxhë Omer Bajrami, bën horë këngëtaren e degjeneruar
Në formë poezie të një kënge të njohur në kohën e luftës së Kosovës, Hoxhë Omer Bajrami kundërshton këngëtaren e cila po në të njëjtin vend mbajti koncert degjenerimi dhe atë duke e tepruar me veshjen dhe lakuriqësinë e saj, edhe para fëmijëve.
A rritet paturpësia?!
A rritet paturpësia,
çfarë faji ka fëmija,
që i servohet shfrenimi,
me skena degjenerimi.
Një vend që lindte trima,
ku shumë fëmijë mbetën jetima,
që populli të jetë i liruar,
jo i zhveshur e i lakuriqësuar.
Syri loton, zemra qanë,
po ku je Adem Jashari?!
Humbën fjalën, humbën besën,
humbën vullnetin dhe shpresën,
moralin e nderin na e fikën,
e lanë fenë edhe traditën!
Mos ma prekni vendin tim,
s’kemi nevojë për këtë shfrenim,
por sa më shumë udhëzim,
dhe arsim e edukim.
Hoxhë Omer Bajrami