Kur të lëndohet shpirti..

Kur të lëndohet shpirti e dhimbje kur ndjen,
dhimbjen tënde të rëndë askush s’e vëren,
tjerët që janë rreth teje qeshin, bisedojnë,
e për dhimbjen tënde as që të ngushëllojnë.

Andaj nëse shpirti yt rëndë është lënduar,
mos prit nga ata që s’kanë asgjë në duar,
që dhimbjen tënde as që e kanë kuptuar,
por shpreso dhe kujto Atë që të ka krijuar.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...