Libri: A e njeh ti atë?!
Doli nga shtypi libri:
“A e njeh ti atë?!”
Falënderimi i takon Allahut (azze ve xhel), i Cili na e mundësoi që pas një angazhimi dhe përpjekje, të arrijmë në përfundimin e këtij libri. Ky libër trajton në formë të pyetje – përgjigjeve historinë e njeriut më të mirë që ka pasur njerëzimi, jetën e Muhamedit (salallahu alejhi ve selem).
Allahu dhëntë që ky libër të gjejë prani në zemrat e besimtarëve, të jetë sado pak një lloj lehtësimi për të lexuar, po edhe për të mësuar shumë gjëra, ngjarje dhe ndodhi nga jeta e Muhamedit (salallahu alejhi ve selem).
Jeta e tij është mësim, frymëzim, shembull dhe model, që duhet ndjekur besimtari në jetën e tij. Mirëpo… A e njeh ti atë?!
(Librin për momentin mund ta gjeni tek dyqani Bio Fara e Zezë në Saraj. Ndërsa pas ditëve inshaAllah edhe në disa librari tjera islame)