Sa është numri i rekateve të namazit të teravisë?

Muslim boy praying in Sujud posture

Pyetje: Selamu Alejkum Hoxh i nderuar. Pyetja ime eshte per taravit. Ne themi qe taravit duhet te falen 20 rekate, mund te gjejm argumente te shumta sepse i ka fal edhe Omeri radijallahu anhu, por ne themi se duhet te falen 8 rekate, ateher pse Omer iben Hatab radijallahu anhu i ka fal njezet njiashtu edhe ne arabine saudite falen njezet si dhe ne shum vende te rruzullit toksor njiashtu edhe tek ne.. Ateher cili eshte argumenti per ti fal nga tete rekate pos hadithit qe e transmeton Ajshja se i ka fal vete tete?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, çështja e numrit të rekateve të teravisë është çështje e gjërë, për të cilën dijetarët kanë diskutuar dhe janë ndarë në disa mendime. Kështuqë teprimi në të duke mos lejuar të falen më pak se njëzet, apo shtrëngimi në të duke ndaluar të falen më shumë se njëmbëdhjetë është gabim. (Sherhul Mumti‘ 4/73)

Ndërsa sa i përket hadithit të Aishes (radijallahu anha) se Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rekatë, dijetarët kanë thënë se kjo nuk përcakton numër të prerë të rekateve, ngase veprimi i Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) nuk tregon obligueshmëri.

Dhe prej argumenteve të qarta që tregojnë se namazi i natës nuk është i prerë në numër të caktuar, është hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) thotë: “Namazi i natës është dy nga dy, e kush frikohet nga arritja e mëngjesit le të falë një rekatë vitër, për të përfunduar atë që ka falur“. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu të gjithë dijetarët e medhhebeve, kanë përmendur numër të rekateve të teravisë, më shumë se njëmbëdhjetë rekatë, si dhe shtuarja e numrit të tyre është vërtetuar edhe nga disa prej selefit.

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Namazi i teravisë nëse falet sipas medhhebit Hanefij, Shafi’ij apo Hanbelij: Njëzet rekatë, apo sipas medhhebit Malikij: Tridhjetë e gjashtë apo njëmbëdhjetë, është mirë dhe në rregull. (Ihtijarat – 64)

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Kjo çështje është e gjërë dhe nuk kundërshtohet ai që i falë njëmbëdhjetë apo ai që i falë njëzet e tre, sepse çështja është e gjërë elhamdulilah. (Fetava 1/107)

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...