Ndalu kur nuk je i sigurtë
Më mirë është të ndalesh në rrugë, edhe nëse mbetesh pak i vonuar, se sa të ecësh përpara shumë, duke qenë në rrugë të gabuar.
Lumenjtë e pastrimit
Nëse noton në lumenjtë e pastrimit në dunja, që kanë ardhur në argumente të Kur’anit dhe Sunetit, nëpërmjet tyre do të arrish të shijosh në Ahiret, kënaqësinë e lumenjëve të Xhenetit.
Atyre që nuk kanë agjëruar
Nuk di çka t’u them atyre që nuk kanë agjëruar, ah sikur kënaqësinë e Islamit ta kishit përjetuar, kënaqësia e adhurimit është lumturi në këtë jetë, megjithatë: Allahu ju udhëzoftë në rrugën e vërtetë.
Nëse Ramazani përfundon
Mos u bë nga ata që një muaj ndërtojnë, e pastaj gjithë atë që kanë ndërtuar për një ditë e rrënojnë. Islami vazhdon, edhe nëse Ramazani përfundon!
E vërteta nuk bazohet në vende
Me rëndësi është të thuhet e vërteta, pavarësisht vendit ku thuhet ajo. Muhamedi (salallahualejhiveselem) e tha të vërtetën në shtëpinë e Erkam Ibn Erkamit, në kohën kur në Qabe i bëhej shirk Allahut. E vërteta...
Islami i bashkon zemrat
Ka shumë vëllezër të cilët nuk i njoh, por filloj t’i dua vetëm kur i shoh, është Islami ai që i bashkon zemrat, edhe me njerëz që s’ua di as emrat.
Ramazanin tjetër s’dihet a je gjallë
Në këto ditë vëlla mos u merr me askënd, por ndaje kohën dhe adhuroje Zotin tënd, pendohu tek Allahu dhe lute të të falë, se Ramazanin tjetër s’dihet a je gjallë.