Pa namaz nuk ka shpëtim
Feja s’është hajgare e lojë,
feja s’mbahet vetëm me gojë,
por nga ti vëlla punë kërkon,
Allahu kot s’të obligon,
sa nuk mundesh s’të ngarkon.
Të thuash jam musliman s’mjafton,
nëse puna fjalën ta demanton,
lehtë shehadetin është ta shqiptosh,
por pastaj duhet të veprosh,
që imanin tënd ta mbrosh.
Nuk është arsye i lodhur jam,
jo s’është arsye abdes nuk kam,
arsye nuk është jo s’kam kohë,
se krejt varet vetëm a do,
e për namaz kurrë mos prito.
Pse ti vëlla të mendosh nuk ulesh?
Pse Zotit tënd nuk i përkulesh?
Ai që çdo të mirë të ka dhënë,
urdhërin e Tij mbrapa e ke lënë,
me arsye se je i nzënë.
Njëzet e katër orë i ke për dunja,
ndaje së paku një orë për Allah,
e namazin kurrë mos e le,
ke frikë Allahun kudo që je,
se një ditë do të bëhesh dhe.
Dëgjom mirë o vëllau im,
namazin e ke obligim,
mos e bën veten për dënim,
se pa namaz nuk ka shpëtim.
Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com