Njoftim në lidhje me pyetjet e juaja!
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar, për shkak të pyetjeve të shumta që kemi dhe për shkak të disa angazhimeve tjera, pyetjet e juaja mund të vonohen dhe ndoshta nuk mund të ju përgjigjemi atyre menjëherë, vetëmse shpresojmë që të keni durim deri në marrjen e përgjigjes suaj.
Gjithashtu ju njoftojmë se:
-Përgjigjet ndaj pyetjeve tuaja bëhen në bazë të radhës, dhe pyetjet të cilat janë parashtruar më herët kanë përparësi, përveç në ndonjë rast të caktuar që pyetja kërkon pëgjigje urgjente dhe nuk bën të vonohet, përndryshe përgjigjet kthehen në bazë të kohës së parashtrimit të pyetjeve.
-Pyetjet të cilat kanë të bëjnë me persona të caktuar dhe në to përmenden emrat e tyre, nuk mund t’u përgjigjemi atyre. Përveç në ndonjë rast të veçantë ku është patjetër të sqarohet ndonjë çështje konrete në lidhje me personin për të cilin jemi pyetur.
-Pyetjet të cilat i shohim se janë provokative dhe nuk ka ndonjë dobi dhe përfitim prej tyre, për to nuk mund të japim përgjigje.
-Pasi të ju vjen mesazhi nga faqja se: Pyetja juaj u pranua!, dijeni se pyetjen tuaj e kemi marrur dhe përgjigjen do ta japim kur të vjen koha e saj, duke mos pasur nevojë të parashtroni të njëjtën pyetje dy apo tri herë pas saj.
Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin!
www.omerbajrami.com