A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut?

Pyetje: Selamun Alejkum! A lejohet heqja apo shkurtimi i qimeve ne gjoks dhe ne bark?  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.  

Nuk ekziston ndonjë argument i cili ndalon heqjen e qimeve të gjoksit dhe të barkut dhe përderisa sheriati ka heshtur për një gjë të tillë, atëherë nënkupton se ajo është e lejuar. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Hallalli është ai që Allahu në Librin e Tij e ka bërë hallall dhe harami është ai që Allahu në Librin e Tij e ka bërë haram, ndërsa për atë që (Islami) ka heshtur, ajo është e falur”. (Transmeton Tirmidhiu me zinxhirë të mirë).  

Ndërsa e gjithë ajo që është e ndaluar për mashkullin, është rruajtja e mjekrrës (apo shkurtimi i saj, varësisht nga mendimet e ndryshme të dijetarëve)  dhe heqja apo shkurtimi i vetullave.   

Ndërsa për femrën është e ndaluar heqja e vetullave, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, dhe rruajta e kokës apo shkurtimi i tyre aq shumë saqë të  përngjasohet me meshkujt.  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...