A është bidat dhënia mes’h qafës gjatë abdesit?

Pyetje: Selam alejkum..kam degjuar se mes’hi i qafes eshte bidat gjat marjes se abdesit..mirpo nuk jam hasur ende ne ndonje argument te sigurt?  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.  

Argument se dhënia mes’h gjafës gjatë abdesit është bidat, është mosekzistimi i argumentit se një gjë e tillë është sunet. E përderisa nuk gjendet asnjë argument që vërteton se kjo është sunet, atëherë padyshim nënkuptohet se kjo është bidat.  

Thotë Imam Ibn Kajimi: “Nuk është vërtetuar nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem) në asnjë hadith se ai i ka dhënë mes’h qafës”. (Zadul Mead 1/195)  

Thotë Shejh Ibn Bazi: “Nuk pëlqehet dhënia mes’h qafës, por mes’h i jepet vetëm kokës dhe veshëve siç është vërtetuar në Kur’an dhe Sunet”.   

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...