A duhet të lexohen suret në namaz në bazë të radhës?

Pyetje: Selam alejkum. Leximi i sureve ne namaz pas el-Fatihas, a duhet ti radhisim siq jane ne Kur’an? Shembull: kur ne rekatin e pare kemi lexuar suretul Fil, a ban me lexu sure qe jane radhitura para saj ne Kur’an?

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është e pëlqyer që suret e Kur’anit të lexohen ashtu siç janë të radhitura në Kur‘an, ngase kështu janë transmetuar prej Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe kështu janë përcjellur prej sahabeve deri në ditët tona.

Edhepse lejohet leximi i tyre jo në bazë të radhës që janë në Kur’an, duke u bazuar në hadithin e Hudhejfes (radijallahuanhu) i cili thotë: “Jam falur me Pejgamberin (salallahualejhiveselem) një natë, dhe ai filloi të lexojë suren Bekareh. Thash (në vete): Do të bjerë në ruku në ajetin e njëqind, por ai vazhdoi.. Thash: Do ta lexojë atë në një rekatë, por ai vazhdoi.. Thash: Do të bjerë në ruku, por ai filloi suren Nisa‘ dhe e lexoi atë, e pastaj filloi suren Ali Imran dhe e lexoi atë..“. (Transmeton Muslimi 772)

Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
10.05.2011

You may also like...