Pse ende nuk mundem të gjejë fatin e jetës?
Pyetje: Pse ende nuk mundem me gjete fatin e jetes? Jam 30 vjeqare, kurre nuk kam pase te dashur, sapo takoj dikend pi kafe, cdo gje eshte ok, mbas nje kohe te shkurter mbesim si shoke ose largohen pa asnje arsyetim, nuk e di pse.. te lutem me ndihmo, jam e merzitur shume per kete. Faliminderit per mirekuptim.
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Duhet të keni parasyshë se çdo lidhje dhe takim ndërmjet mashkullit dhe femrës së huaj është i ndaluar në Islam, dhe nuk ka dobi dhe mirësi prej takimeve që Allahu është i hidhëruar në to. Nuk i lejohet një muslimanes të takohet me meshkuj të huaj, qoftë për të pirë kafe, apo për t’u njoftuar me ta, apo për qëllime tjera serioze, përderisa nuk plotësohen kushtet që kërkon Islami.
Së dyti: Duhet të jeni të bindur se çdo gjë është në dorën e Allahut, dhe Allahu ka caktuar për ju edhe frymëmarrjet që do t’i harxhoni në këtë jetë, edhe çdo gjë qoftë e mirë ajo në syrin tuaj apo e keqe. Ngase ka mundësi që një gjë ta urreni ju duke e llogaritur atë si të dëmshme për ju, e realiteti të jetë në të kundërtën e asaj që e mendoni. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ju mund të urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është i dëmshëm për ju”. (Bekareh – 216)
Kështuqë për çdo gjë kthehuni tek Krijuesi i cili është i vetmi që mund t’i ndihmojë dhe t’i plotësojë të gjitha nevojat e robërve të Tij. Kthehuni tek Ai dhe luteni Atë. Thotë Allahu (azzevexhel): “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. (Bekareh – 186)
Dhe mos harroni se martesa nuk është qëllimi kryesor i njeriut në këtë jetë, por ajo është vetëm një shkak të cilin Allahu e ka caktuar ndërmjet njerëzve në këtë botë, nëpërmjet të cilit arrihen disa gjëra të caktuara. Ndërsa qëllimi kryesor i ardhjes së njeriut në këtë jetë, është adhurimi i Allahut të vetëm, duke mos i shoqëruar Atij asgjë. Andaj, luteni Allahun që Ai të ju furnizojë me një bashkëshort që ka frikë Allahun, dhe që ua lehtëson dhe ndihmon rrugën për në Xhenet. E ai që e fiton Xhenetin e Allahut, çka mund të humbë.. Dhe ai që e humbë Xhenetin e Allahut, çka mund të fitojë..?!
Së treti: Nëse mendoni se pengesë e martesës suaj është ndonjë magji që është bërë ndaj jush, dhe për këtë vëreni ndonjë shenjë, atëherë mund të kërkoni nga ndonjë person i cili frynë me Kur’an që të ju ndihmojë në këtë drejtim.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
11.05.2011