A lejohet bartja e diamantëve për meshkujt?
Pyetje: Hoxhë i dashur Omer Bajrami, unë deshta të pyes se a lejohen diamantet për burra, (psh. zinxhiri në qafë)?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Bartja e diamantëve për meshkujt është e lejuar dhe nuk ka ndonjë argument që e ndalon atë. Thotë Allahu (azzevexhel): “E prej secilit (det) ju hani mish të freskët dhe nxirrni stoli që i veshni..”. (Fatir – 12)
Thotë Aliu (radijallahuanhu): E nuk nxjerret nga deti (stoli për tu veshur dhe bartur) përveçse diamanti dhe bartja e tij me argument të Kur’anit është e lejuar për burrat dhe për gratë.
Ndërsa bartja e zinxhirit në qafë është e ndaluar për meshkujt, ngase me këtë përngjasohet muslimani me jomuslimanët dhe me gratë.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami