A therret kurban për fëmiun që ka vdekur në barkun e nënës?

Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. A lejohet te pritet kurban per femije te cilet vdesin ne barkun e nenes? Ju kisha lutur nje pergjigje..  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Të therret kurban për fëmiun e posalindur është sunet dhe therrja e kurbanit e largon nyjen e lidhur që e ka fëmiu prej shejtanit.   

Por nëse fëmiu vdes duke qenë në barkun e nënës dhe para se t’i bëjë katër muaj, atëherë ai nuk lahet, nuk falet, nuk emërtohet dhe nuk therret kurban për të. (Komisioni i përhershëm 8/408)   Ndërsa nëse vdes pasi t’i ketë plotësuar katër muaj në barkun e nënës, atëherë ai lahet, falet, emërtohet dhe therret kurban për të, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.  

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Pas plotësimit të katër muajve atij i është dhënë shpirti dhe ai emërtohet, lahet, falet, varroset te varrezat e muslimanëve dhe therret kurban për të sipas mendimit që e shohim (më të saktë). Ndërsa disa prej dijetarëve thonë se nuk therret kurban për të, përveçse pasi t’i bëjë shtatë ditë i gjallë pas lindjes, por e vërteta është se therret kurban për të, ngase ai do të ringjallet në Ditën e Gjykimit dhe do të ndërmjetësojë për prindërit e tij. (Es’iletul Babil Meftuh 653)  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...