A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin fillestar?
Pyetje: Selamun Alejkum Hoxh i nderuar Tekbiri Fillestar a eshte Farz edhe nese nuk e thot a e ke Namazin ne Regull?
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Tekbiri fillestar është rukn – shtyllë prej shtyllave të namazit me pajtimin e gjithë dijetarëve, duke u bazuar në hadithin ku Muhamedi (salallahu alejhi veselem) thotë: “Çelësi i namazit është pastërtia, tahrimi i tij (hyrja në të cilën gjërat e lejuara bëhen të ndaluara, si biseda, ngrënia, pirja etj.) është tekbiri dhe tahlili i tij (lejimi i gjërave që janë ndaluar në të, apo dalja prej tij) është selami”. Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë.
Dhe tekbiri nënkupton thënien: Allahu ekber, e ai i cili nuk e thotë këtë, me apo pa qëllim, namazi i tij nuk është i vlefshëm dhe ai namaz duhet të përsëritet.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami