A pranohet gusli nëse jam larë dhe nuk kam bërë nijet?
Pyetje: Eselamu alejkum. Kam 3 pyetje. 1. A lejohet te vendohet parfum i cili permban alkool, a eshte haram dhe a mundesh me u fal me kete parfum? 2. Nese kemi harruar te marrim gusel por jemi pastru a llogaritet ky pastrim? 3. A lejohet femra me menstruacione me marre abdes dhe me lexu Kur’an apo dua nga librat fetar? All-llahu ju shperblefte me Xhennet.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Parfumi i cili përmban alkool, është i pastër dhe lejohet falja e namazit me teshat që janë me të. Lexo: A lejohet përdorimi i parfumeve që përmbajnë alkool?
Së dyti: Nëse njeriu lahet dhe pastrohet, por nuk e bën nijet për gusël, gusli i tij nuk pranohet. Ngase gusli është ibadet dhe para tij patjetër duhet të bëhet nijet. E nëse njeriu lahet për shkak të pluhurit, apo djersëve, apo ndonjë arsye tjetër, duke harruar se ka qenë i papastër (xhunub) dhe nuk bën nijet për gusël, ai duhet të lahet edhe njëherë me nijet të guslit.
Së treti: Lejohet femra me menstruacione të lexojë Kur’an, libra fetarë apo të bëjë dhikër. Lexo: A lejohet leximi i Kur’anit apo hyrja në xhami duke qenë i papastër?
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami