A lejohet të përshëndes për dore gruan e babait?
Pyetje: Esselamu alejkum Shejh Omer. A lejohet te i jepet dora gruas se babait, ngase nena mue me ka vdeke? Allahu te ruajt Shejh.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i nderuar, bashkëshortja e babait është prej grave me të cilat ndalohet martesa përgjithmonë. Thotë Allahu (azzevexhel): “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar baballarët e juaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (në kohën e injorancës), sepse ajo ishte turpësi, përbuzje dhe traditë e shëmtuar“. (En-Nisa‘ 22)
Kështuqë, përderisa martesa me të është e ndaluar përgjithmonë, atëherë nënkupton se lejohet të përshëndetet për dore ajo, sikur që lejohet të përshëndeten për dore gratë tjera me të cilat është e ndaluar martesa. (El-Mugnij 6/270)
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami