A lejohet të dal pa mbulesë para babait të vjehrrës sime?

Pyetje: Selamualejkum Hoxhe. Allahu ju shperblefte per punen qe po beni. Kam nje pyetje, nese mund te me pergjigjeni. Deshta me pyet se a eshte per mua mahrem babai i vjehrres sime? A lejohet qe te dal para tij pa mbulese apo edhe ti flas per dore? Nese keni mundesi te me pergjigjeni sa me pare, vetem te dij se a me lejohet te dal pa mbulese para tij apo jo?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij, mbi shokët, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po, babai i nënës së burrit (babai i vjehrrës) tuaj është mahrem për ju dhe të gjithë ata që vijnë mbi të. Dhe lejohet të folurit me të për dore dhe dalja para tij pa mbulesë. E njëjta gjë vlen edhe për babain e babait të burrit (babain e vjehrrit) dhe për të gjithë ata që vijnë mbi të.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami 

You may also like...