Përkrah të vërtetën
Mos e kundërshto kundërshtarin në çdo gjë që e thotë,
por kundërshtoje vetëm në atë që është e kotë.
Mos e përkrah dashamirin kur është në gabim,
por përmirësoje atë kur është për përmirësim.
Nëse kundërshtari e thotë një të vërtetë,
jepja dorën dhe thuaj: Allahu të shpërbleftë.
E nëse i dashuri yt gabon në ndonjë gjë,
mos e përkrah në gabim por korigjoje atë.
Se e vërteta është mbi të gjithë o vëllau im,
mos të mashtrojë dashuria e të përkrahësh një gabim.
Mos të mashtrojë urrejtja e të kundërshtosh të vërtetën,
por bëhu kështu besnik dhe qëndro tërë jetën.
Me të gjithë sillu me nderë dhe drejtësi,
nëse don në mesin tonë të shohësh harmoni.
Hoxhë Omer Bajrami