Është e kotë..

E kotë është bukuria e shtëpisë, përderisa themeli nuk i qëndron,
e kotë është bukuria e automjetit, përderisa ai nuk  funksionon,
e kotë është bukuria e  femrës, përderisa  morali  asaj i  mungon,
e kotë është pasuria e mashkullit, përderisa  iman ai nuk posedon.

E kotë është dituria e gjërë, përderisa me të ti nuk vepron,
e kotë është dhe fjala yte, përderisa vepra të kundërshton,
e kotë është oratoria yte, përderisa tjerët me të i devijon,
e kotë është  vepra yte, përderisa tek Allahu nuk të ofron.

E kotë është familja e gjërë, përderisa atë nuk e edukon,
e kotë është pozita e lartë, përderisa ajo ty  të mashtron,
e kotë është frymëmarrja yte, përderisa në mëkate ti qëndron,
e kotë është edhe jeta yte, përderisa në hajr nuk e shfrytëzon.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...