Islami bazohet në argumente
Nëse një gjë Allahu e ka bërë të lejuar,
s’ka kush që mund ta bëjë atë të ndaluar,
edhe sikur të ngriten të gjithë shqiptarët,
e të shkruajnë filozofët edhe gazetarët.
Islami bazohet vetëm në argumente,
dhe pas tyre më nuk ka shumë komente,
se nëse një gjë është e lejuar në Kur’an,
s’ka kush në botë që mund ta bëj haram.
Por kur Kanunit të Lekës i jepet përparësi,
kur ligji i Allahut quhet prapambeturi,
kur njerëzit më shumë traditave u besojnë,
pa dyshim se të vërtetën do ta akuzojnë.
Akuzojnë sidomos ata që janë të pa fe,
që s’kanë as qëllim pse janë mbi këtë dhe,
të cilët janë në humbje e në degjenerim,
e të flasin ata për moral dhe edukim.
Edhepse nuk është bërë asnjë thirrje,
dhe për këtë gjë nuk ka pasur nxitje,
por të tillët janë të prirë për të sharë,
hiç pa të dëgjuar e hiç pa të parë.
Hoxhë Omer Bajrami