Rreziku i prostitucionit
Një gjë që sot dua ta them,
dhe e dij që do të dhemb,
por patjetër më duhet të flas,
edhepse dikënd e plas.
Një dukuri e neveritshme,
dhe një sjellje e gërditshme,
është përhapur në vendin tonë,
i thuhet prostitucion.
Haptas mëkatet po bëhen,
njerëzit fare nuk turpërohen,
Allahut i bëjnë mëkat,
harrojnë që vdekja s’të jep afat.
Harrojnë që borxhi do të lahet,
dhe çka ke bërë ty do të bahet,
nëse ke marrë nderin e huaj,
kur të kthehet ty asgjë mos thuaj.
Nëse bën ti zina dhe qeshë,
në shtëpi tënde këtë do ta gjeshë,
e nëse e bën këtë me pare,
do të kthehet ty pa të paguar fare.
Se çka të bësh ty do të bëhet,
pandërpre bota rrotullohet,
çdo gjë kthehet në vend të vetë,
shiko pastaj a të duket lehtë.
Kjo është vetëm për në këtë jetë,
e të shtohet dënimi në Ahiret,
nga organet zjarri do të hyn,
zorrët në bark ty do t’i shkrinë.
Do të qëndrosh në furrë të zjarrit,
do të lëshosh zë të gomarit,
erë të fëlliqur do të lëshosh,
dhe xhehenemlinjët do t’i pengosh.
E ku është zgjidhja ore vëlla?
Të pendohesh në këtë dunja,
vdekja kështu mos të të gjen,
se pendimi pastaj nuk vlen.
Kthehu ti të Gjithmëshirshmit,
Fisnikut e të Gjithdijshmit,
kthehu se Ai ty do të falë,
pendohu vëlla ti sa më parë.
Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com