Ruaju nga gibeti
Vërtetë shumë interesant,
është me popullin tonë,
puna e tjetrit çdo herë,
atij i intereson.
E puna e vetë për të,
s’është aq shumë me rëndësi,
por çka bën tjetri,
ai patjetër duhet ta dij.
Në çdo takim në çdo vend,
vërtetë njeriu habitet,
për atë që s’është prezent,
patjetër duhet të flitet.
Dhe aq lehtë vëllau,
vëllaun e vetë e përgojon,
e që është mëkat i madh,
ai këtë fare s’e mendon.
Çdo gjë ktheje ti në vete,
dhe shiko si të vjen,
pastaj të metat e tjerëve,
do të shohësh a i përmend.
O vëlla kontrollo vetëveten,
dhe pastro fjalorin tënd,
mos u merr me gibet,
se dënimi është i rëndë.
O njerëz njëri tjetrit,
mos i bëni ju gibet,
a mos don dikush nga ju,
të han mishin e vdekur
të vëllaut të vetë?!
Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com