Cilat janë pasojat e vonimit të guslit?
Pyetje: Eselamu alejkum. Pershendetje hoxh i nderuar, kisha nje pytje per ju nese mundet.. Shum kam ndegju, shum e potencojn se kur del sperma ne gjum, ne anderr etj, nese nuk lahesh me nje fjal thojn bahesh baksuz.. Nese mundet deshta ta dij per cfar baksuzi behet fjale, dhe cfar pasoja ka nese nuk lahesh menjehere nese ndodh kjo.. Ju lutem pergjigjen ne email tma dergoni. Ju pergezoj per web faqen se ketu kam gjet pergjigje te cilat mu kan nevojit shum dhe cdo dit e hapi faqen tuaj dhe lexoj cdo gje.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i dashur, nëse njeriu bëhet i papastër (xhunub) qoftë në gjum apo zgjuar, obligohet të merr gusël për ta falur namazin. Por vonimi i guslit deri në kohën e faljes së namazit është i lejuar dhe nuk ka ndonjë pasojë dhe rrezik prej vonimit të tij, (edhepse më e mirë është që njeriu të mos e vonojë atë dhe të qëndrojë çdoherë i pastër).
Transmeton Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) e takoi një ditë atë në rrugët e Medines, ndërsa ai (Ebu Hurejra) ishte i papastër. Atëherë ai shkoi dhe u pastrua, e pastaj erdhi. E Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) tha: “Ku ishte o Eba Hurejra? Tha: Isha i papastër dhe nuk deshta të ulem me Ty duke qenë në atë gjendje. Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) tha: Subhanallah, vërtetë besimtari nuk bëhet i papastër“. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotë Ibn Haxheri: Nga ky hadith nënkuptohet se lejohet vonimi i guslit.
Kështuqë lejohet njeriu të qëndrojë i papastër, të del për të kryer nevojat e tij, të ushqehet dhe të flejë, përderisa nuk është koha që ka ndonjë namaz të obliguar në të. Edhepse nëse don të ushqehet apo të flejë, është mustehab (e pëlqyer) që të merr abdes.
Thotë Aishja (radijallahuanha) se: “Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) kur donte të ushqehej apo të flejë dhe ishte i papastër, merrte abdes“. (Transmeton Muslimi) Ndërsa hadithi në të cilin thuhet se: “Nuk hyjnë melaiket në atë shtëpi në të cilën ka qen dhe njeri të papastër“, është hadith i dobët dhe nuk merret për argument. Gjithashtu në lidhje me këtë, lexoni temën: “Mënyra e plotës e marrjes së guslit“.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami