A ka najsen që sipas juve është hallall?

Hoxhë, çfarë mendimi ke për muzikën?
-Vëlla, muzika është haram në Islam..

A krediti, çfarë mendimi ke për të?
-Nuk lejohet. Edhe ai është haram.

E rruajtja e mjekrrës a bën?
-Jo vëlla, rruajtja e saj është haram..

E pirja e duhanit hoxhë? Mekruh apo?
-Jo, pirja e duhanit gjithashtu është haram.

Po femrave të huaja me ua dhënë dorën?
-Nuk bën vëlla. Edhe ajo është haram.

Eiii hoxhë. Po a ka najsen që sipas juve është hallall?

-Po vëlla. Hallalli është shumë, por problemi është se ty vetëm harami po të intereson.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...