A lejohet boksi në Islam?

Pyetje: Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu hoxhe i nderuar. Se pari lus Allahun subhanehu we teala qe te ju shperblej per punen tuaj. Pyetja ime eshte: A lejohet boksi ne Islam? Allahu subhanehu we teala u shperblefte. Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Çdo gjë e cila është në dëm të njeriut, është e ndaluar në Islam. Dhe boksi (rrahja ndërmjet njerëzve – si sport, edhepse nuk meriton të quhet sport), me të gjitha dëmet dhe pasojat që sjell mbi njeriun, është i ndaluar në Islam.  

Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) ka ndaluar rreptësisht që t’i mëshohet njeriut në fytyrë. Si dhe një nga rregullat e fikhut thotë: “Dëmi duhet të largohet”. Ndërsa njeriu nuk ka të drejtë t’i bëjë dëm askujt, e njëashtu as vetes së tij.  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...