Bëhu ti i lumtur!
Bëhu ti i lumtur vetëm me Islam,
qetëso ti zemrën vetëm me Kuran,
bëhu ti i lumtur në sexhde duke rënë,
qetëso ti zemrën mëkatet duke i lënë.
Bëhu ti i lumtur duke marrë abdes,
duke e pastruar shpirtin nga çdo ves,
e duke qëndruar një kohë në xhami,
do të vëresh në zemër ti një qetësi.
Bëhu ti i lumtur vetëm me nënshtrim,
pastro shpirtin tënd ti dhe me agjërim,
pastro pasurinë zekatin duke dhënë,
kënaqësi e madhe kur haxhin e bën.
Bëhu ti i lumtur jeto me edukatë,
ndaje kohën tënde për në ligjeratë,
librin e dobishëm shok në jetë ta keshë,
lumturinë e jetës kështu do ta gjeshë.
Vetëm me Islam ti mund të jeshë i qetë,
se vetëm kjo është lumturia e vërtetë,
jeto ti i lumtur gjithnjë në këtë jetë,
lumturinë e plotë shpresoje në Ahiret.
Hoxhë Omer Bajrami