Kur të lexojnë ata historinë tonë..
Nesër do të vijnë gjenerata të cilat do të lexojnë historinë tonë. Ndoshta do të na lavdërojnë, e ndoshta do të na mallkojnë, por me vështirësi të madhe që do ta kuptojnë: Se si besimtarët e një kohe me plagë të shumta, në vend se të merren me mjekimin e plagëve të njëri tjetrit, u morën me shtuarjen e tyre.
Në vend se t’ia zgjasin dorën atij që është duke u fundosur, e zgjatën këmbën për ta shkelur dhe fundosur atë edhe më shumë. Allahu na e përmirësoftë gjendjen tonë. Amin
Hoxhë Omer Bajrami