05.Cilat janë veçoritë e Ehli Sunetit?

Ehli Suneti dallohet nga grupet tjera me disa veçori. Prej tyre:

-Ehli Suneti për çdo gjë kthehet në Kur’an dhe Sunet, për dallim prej grupeve të cilat kthehen në logjikë, filozofi, ëndërra, etj. Ehli Suneti për çdo bindje që ka nuk kthehet askund tjetër pos fjalëve të Allahut dhe fjalëve të vërtetuara të Muhamedit (salallahualejhiveselem).

-Ehli Suneti ndalet në atë që e thotë Kur’ani dhe Suneti, duke mos filozofuar, polemizuar e as kundërshtuar. Për dallim nga grupet të cilat polemizojnë dhe devijojnë kuptimin e fjalëve të Allahut.

-Ehli Suneti në çfarëdo vendi dhe kohe është i njëjtë. Ndërsa pasuesit e bidatit nuk janë të njëjtë, bidatet e tyre dallojnë prej një vendi në vendin tjetër dhe prej një kohe në kohën tjetër.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...