Dashuria e vërtetë

Nuk është dashuri ajo që të rinjëve u servohet,
ku një mashkull e një femër bukur fotografohet,
e pastaj nëpër Facebook ajo reklamohet,
për t’iu treguar tjerëve se kështu jetohet!

Dashuria fallco është thjeshtë një shfrenim,
prishje e moralit të rinisë dhe degjenerim,
dashuri e rrejshme që mashtron rininë sot,
e cila përfundon në tradhëti, në vaj e në lot.

Dashuria e sinqertë ajo është e vërtetë,
që nuk pranon tradhëti asnjëherë në jetë,
ajo është e pastër që nuk e mbulon harami,
është dashuri e vërtetë që ta mëson Islami.

Dashuria e vërtetë për reklamë s’ka nevojë,
atë zemrat e lexojnë hiç pa e thënë me gojë,
është ajo që njëherë mbjellet thellë në zemër,
dhe nuk pranon më kurrë asnjë tjetër emër.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...