A lejohet heqja e qimeve ndërmjet vetullave?

Pyetje: Es-selamu Alejkum. Hoxhe i nderuar a lejohet qe femrat ti heqin qimet qe dalin ne mes te vetullave, a llogariten edhe ato pjese e vetullave?  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Në mesin  e dijetarëve ka mospajtime në lidhje me heqjen e qimeve ndërmjet  vetullave, por mendimi më i saktë është se nuk ka ndonjë argument që ndalon heqjen e tyre, qoftë për meshkuj apo për femra.  

Dhe kjo është fetvaja e Komisionit të përhershëm, i cili thotë: Lejohet heqja e tyre, ngase ato nuk janë pjesë e vetullave. (Fetava 5/197)  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...