A më është pranuar agjërimi nëse nuk kam ngrënë iftar me kohë?

Pyetje: Nuk di a mu ka pranu agjerimi. Jam qu ne ora 4 mengjes e kam hanger pak buk dhe kam vendos me agjeru por isha ne pune nesrit dhe deri ora 5 kam punu qe skam hanger as buk as uj tek ne 5:15 kam pi uj dhe jam bo nervoz qe skam bo me kohe iftar ne oren 4:20, se pse nuk kam pas mundsi me hanger buk. Tash jam ne dilem a kam agjeru per badijava qe as nuk di qysh qe lot mkan dal prej syve qe jam bo nervoz pse nuk kam bo iftar me kohe. Tash sdi am pranohet agjerimi apo e kam prishe.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ngrënia e iftarit me kohë si dhe shpejtimi i tij në kohën e tij, është prej suneteve të Pejgamberit (salallahu alejhiveselem). Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në hajr, përderisa e shpejtojnë iftarin”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Kështuqë vonimi i iftarit pa ndonjë arsye, nuk është i pëlqyer. Por, nëse njeriu vonohet për ndonjë shkak dhe arsye, nuk ka ndonjë mangësi në agjërimin e tij. Andaj, shpresojmë që agjërimi juaj është i saktë dhe e lusim Allahun që t’ua ketë pranuar atë. Amin

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...