Nuk ndryshon gjendja me fjalë

Nuk ndryshon gjendja me fjalë

Fjalët shumica i kemi të mira, mirëpo megjithatë gjendja nuk është e mirë. A thua kemi nevojë t’i shtojmë vetëm fjalët, apo duhet t’i përmirësojmë veprat?!

Kur je i gjallë dhe kur je i vdekur

Kur je i gjallë dhe kur je i vdekur

Çudi është me disa njerëz të cilët kur je i gjallë, dëshirojnë të të shohin të vdekur. E kur të jeshë i vdekur, të qajnë sikur dëshirojnë të jeshë i gjallë.

Njerëzit në FB dhe në realitet

Njerëzit në FB dhe në realitet

Të paraqitesh në FB i/e mirë është gjëja më e lehtë, por me rëndësi është kush je në të vërtetë!!

I “zgjedhim” problemet botërore

I “zgjedhim” problemet botërore

Ndonjëherë s’jemi në gjendje t’i zgjedhim as problemet bashkëshortore, ndërsa japim ideja dhe mendime për zgjidhjen e problemeve botërore.

A pret të mos fajësohemi ne ?!

A pret të mos fajësohemi ne ?!

Përderisa u fajësua I Dërguari që s’bënte gabime dot, a pret të mos fajësohemi ne që kemi gabime plot?!

Më fal që të kam bërë mirë

Më fal që të kam bërë mirë

Jetojmë në një kohë, që dikujt për ndonjë të mirë që i ke bë, duhet t’i thuash më fal për të.

Lajmet që i sheh në media

Lajmet që i sheh në media

Lajmet që i sheh në Facebook e Twitter, si të sigurta ato asnjëherë mos i merr, se përhapen lajme që i sheh e gjithë bota, e në fund e kupton se kanë qenë të kota....