A lejohet shkuarja në haxh me para borxh ose me kamatë?
Selam alejkum. Kam nje pytje per ju dhe kam deshir qe te me pergjigjeni ne kete pyetje. Shkuarja ne haxh, a mund te shkohet ne haxh me para borxh ose me kamate?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thotë Allahu (azzevexhel): “Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo”. (Ali Imran – 97)
Pra, haxhi është obligim për atë që ka mundësi. E mundësia është:
Fizike – të jetë i shëndoshë dhe të ketë mundësi të udhëton deri në atë vend, dheMateriale
– të ketë pasuri me të cilën i mbulon harxhimet e kryerjes së haxhit.
Kështuqë ai i cili nuk ka pasuri, nuk e ka obligim haxhin dhe nuk ka nevojë që të merr borxh për ta kryer atë. Bile nëse njeriu ka borxh, dijetarët i kanë dhënë përparësi larjes së borxhit, para kryerjes së haxhit. Ngase nëse vdes ai i cili e ka larë borxhin dhe nuk ka pasur mundësi ta kryejë haxhin, ai para Allahut del i pastër dhe nuk ka përgjegjësi për një gjë që nuk ka pasur mundësi, ndërsa nëse e kryen haxhin dhe del para Allahut me borxh që ju ka mbetur njerëzve, ai është vërtetë në rrezik të madh, sepse borxhi nuk i falet as shehidit, e jo më njerëzve tjerë të cilët nuk janë në atë gradë.
Ndërsa të merr njeriu para me kamatë për të kryer haxhin, ai me këtë vetëmse i shton mëkatet e tij, duke e vepruar një prej mëkateve të mëdha të ndaluara në Islam.
Për më shumë lexo përgjigjen e pyetjes: A lejohet të marr kredit për ndërtimin e shëpisë?
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
08.02.2010