Disa fjalë rreth murit (të vajtimit) të jehudëve…
Disa fjalë rreth murit (të vajtimit) të jehudëve!
Pyetje: Selamu alejkum hoxhe i nderuar, Allahu te shperbelft me xhenetin e tij. Si te kesh mundesi nje sqarim te shkurt, qka eshte ai zit qe po luten jehudet?
Përgjigje: Alejkumselam. Muri në të cilin luten dhe vajtojnë jehudët, quhet Muri El-Burak ose Muri i Vajtimit. Është i gjatë 48 m dhe i lartë 18 m.
Sipas muslimanëve, ky mur quhet El-Burak ngase prej këtu është nisur Pejgamberi (salallahualejhiveselem) në udhëtimin e tij të Israsë dhe Mi’raxhit me kafshën e cila quhet Burak. Dhe ky mur është pjesë e pandashme e Kudsit e cila ju takon muslimanëve, dhe e cila është uzurpuar nga jehudët.
Ndërsa sipas jehudëve, ky mur është i ndërtuar nga Hejkeli (Sulejmani alejhiselam) dhe është gjëja e vetme dhe shumë e rëndësishme që kanë trashëguar jehudët prej monumenteve të “mbretit tyre”. Dhe është quajtur Muri i Vajtimit, ngase aty mblidhen dhe qajnë jehudët për perandorinë dhe sundimin e humbur të tyre.
Dhe kjo nuk është gjë tjetër përveçse një trillim i jehudëve, i cili ka filluar në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe është bërë i njohur në shekullin nëntëmbëdhjetë. Përndryshe, para kësaj kohe jehudët nuk kanë pasur ndonjë interesim ndaj këtij muri.
Gjithashtu e vërteta është se këtë nuk e ka ndërtuar Sulejmani (alejhiselam), por është i ndërtuar para dërgimit të tij si pejgamber. Por, edhe nëse pranojmë se Sulejmani e ka ndërtuar atë, përsëri më shumë përparësi ndaj Sulejmanit (alejhiselam) dhe asaj që ka ndërtuar ai janë muslimanët, pasiqë ai ka qenë pejgamber i Islamit dhe muslimanët janë pjesë e kësaj feje.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami