Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?

Pyetje: Nese nje njeri gabon ne selam ne fund te namazit edhe hyn ne sunet edhe i kujtohet se ka gabu qfar duhet me vepru? Allahu ju shperblefte.  

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.  

Sa i përket gabimit në fund të namazit, varet se gabimi në çfarë rangu është. Nëse është gabimi në ndonjë prej rukneve – shtyllave të namazit, atëherë namazi duhet të përsëritet në tërësi, apo rekati në të cilin ka gabuar. Ndërsa nëse është gabimi në ndonjë prej vaxhibeve – obligimeve të namazit, atëherë duhet të bëhet sehvi sexhdeh, e nëse bëhet gabim dhe lëshohet ndonjë sunet i namazit, atëherë namazi është në rregull dhe nuk ka nevojë të përsëritet asgjë.  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Gjithashtu mund të ju pelqej...