A lejohet të flas me të fejuarin para se të bëj nikah?

Pyetje: Esselam alejkum. A e kam haram me fole me te fejumin ne tel. vetem se i kemi ndru fjalet se po, ama as familja nuk me kane be perhajr dhe as nikah nuk kemi. Esselam alejkum. Allahu ju rujt.  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Lidhja e cila bëhet ndërmjet dy të rinjëve, pa e ditur familjet e tyre nuk llogaritet fejesë dhe ajo lidhje është e ndaluar në Islam. Si dhe pranimi i femrës duke i thënë PO atij që e kërkon atë, nuk e bën lidhjen e tyre të lejuar.  

Thotë Shejh Ibn Xhibrini: Nuk lejohet një gjë e tillë (kontaktet ndërmjet dy të fejuarve), ngase ajo ringjallë epshin ndërmjet të dyve dhe i nxitë ndjenjat për takime dhe kontaktime, e në shumë raste këto ndjenja dhe kontaktime shpiejnë në mbjelljen e dashurisë së prostitucionit në zemër dhe për shkak tyre ndodhin gjëra të pamoralshme. I këshillojmë ata që ia duan të mirën vetes së tyre, të largohen nga këto gjëra dhe të ngjashmet me to, që të ruajnë fenë dhe nderin e  tyre. (Fetava Mer’etul Muslimeh 2/578)  

Kështuqë, derisa të bëhet nikahu (kurorëzimi) sipas Sheriatit, çdo gjë ndërmjet dy të rinjëve është e ndaluar.    Ndërsa atë që e ka lejuar Allahu (azzevexhel) për atë që don të fejojë dikënd, është shikimi i saj aq sa është nevoja, apo biseda me të për shkaqe dhe arsye të caktuara, në prezencën e mahremit (të afërmit) të vajzës.  

Kështuqë, biseda ndërmjet dy të fejuarve është e ndaluar qoftë edhe në telefon, përveç nëse ka ndonjë gjë e cila meriton të shtjellohet në mesin e tyre dhe nuk ka ndonjë ndalesë në bisedën e tyre.   

Thotë Shejh Salih El-Feuzan: Nuk ka ndonjë të keqe në bisedën e të fejuarit dhe të fejuarës nëpërmjet telefonit, nëse bëhet kjo pas përgjigjes ndaj tij (pasiqë familja të pranojë dhënien e vajzës së tyre ndaj tij), dhe nëse biseda bëhet vetëm për t’u kuptuar (për ndonjë çështje të caktuar), vetëm aq sa është nevoja, dhe nëse në të nuk ka fitneh. Edhepse të bëhet kjo nëpërmjet përgjegjësit të saj është më e plotë dhe më larg dyshimeve. (El-Munteka 3/163)  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...